ISO 9001 Trajnim në Prishtinë.
Trajnim i çertifikuar 5 ditor për
Sistemi për Menaxhimin e Kualitetit QMS - Lead Implementer

PECB është lider botëror për ISO trajnime dhe çertifikime për individ. PECB ofron shumë opcione dhe lehtësira për trajnim efikas dhe që ju përshtatet nevojave të kandidatëve, ku përmes platformes se saj mundëson mësimin kudo dhe kurdo.

operating system, windows, os-1995430.jpg

PECB Kate App

Qasje në material kudo që jeni dhe mundesi për mësim me te lehtë.

book, read, reading-2247427.jpg

Literatura

Literatura e trajnimit është i zhvilluar nge ekspert duke u bazuar në praktikat dhe metodologji më të mira.

call center, women, agent-2833793.jpg

Përkrahje 24/7

PECB ka një ekip shumë të mirë dhe të zellshëm që ofrojnë përkrahje 24/7.

PECB (legal name “PECB Group Inc.”) is a certification body that provides education and certification under ISO/IEC 17024 for individuals on a wide range of disciplines.

CreativeUP Academy është partner i autorizuar i PECB për të ofruar të gjithë formatet e trajnimit në të gjithë Europën. Kontrolloni linkun për të parë autorizimin tonë me PECB.

ISO 9001 Trajnim në Prishtinë -
Lead Implementer

Agjenda e trajnimit

  • Dita 1: Hyrje në ISO 9001 dhe si të iniciohet implementimi i QMS
  • Dita 2: Planifikimi i implementimit të QMS
  • Dita 3: Implementimi i QMS
  • Dita 4: Si të bëhet monitorimi i QMS, matjet, permiresimi i vazhdueshëm dhe përgatitja për auditimin dhe çertifikimin e sistemit QMS
  • Dita 5: Provimi i çertifikimit (Mund të mbahet kurdo, brenda 12 muajve. Lexo më poshtë)
Klikoni këtu për të parë brochure e këtij trajnimi.
*Ligjeratat mbahen në gjuhën shqipe, ndërsa literatura është e tëra në gjuhën angleze. Orari i trajnimit është 9-17 nga e Hëna në të Enjten – Pauz 1 ore (12.00-13.00). Trajnimin mund ta ndiqni edhe Online nëse për ju është më e përshtatshme.
(Verejtje: Provimi i certifikimit mund të mbahet kurdo brenda 12 muajve, dhe është i përfshirë në çmim. Kohezgjatja e provimit është 3 orë. Preferohet të hyni pasi të jeni përgatitur. Në rast se nuk arrini ta kaloni, keni mundësi te ri-hyni brenda 12 muajve me këtë çmim).

Trajneri

Gezim Zeneli

PECB Certified Trainer – CEO of CreativeUP Academy

Është themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë CreativeUP dhe CreativeUP Academy që merret me fusha te ndryshme duke  filluar nga digital marketing, business process improvement, digital transformation, customer satisfaction, product development, quality management, information security etj. Në po të njejtat fusha ofron edhe trajnime dhe konsulence të avancuar për klientët e saj përmes CreativeUP Academy. 

Gëzimi ka përvojë shumëvjeqare (12+) në sektorë të ndryshëm të biznesit dhe industrisë, veçanërisht në sistemin bankar, sektorin e edukimit dhe trajnimeve, menaxhimit të cilësisë, teknologjise informative, shitje dhe marketing etj. Gëzimi është i certifikuar nga organizata e mirënjohur PECB – Professional Evaluation and Certification Board ne disa fusha sic jane ISO 9001, ISO/IEC 27001, ISO 14001 dhe poashtu është i certifikuar si trajner nga PECB. Gjatë kohës sa ka qenë pjesë e stafit të PECB ka organizuar shumë webinare dhe sesione me konsulentët dhe menaxherët e organizatave për të thjeshtuar dhe për t’i bërë të kuptueshme kërkesat e modelit ISO dhe se si mund të përdoret për ta bërë një organizatë më efektive drejt përsosmërisë.



Çertifikohu në ISO 9001
Lead Implementer dhe ndihmo kompaninë ose klientët të përmiresojne dhe implementojnë kualitetin e produkteve dhe shërbimeve të tyre.

Për detaje tjera, cmimin dhe regjistrimin në këtë event, ju lutem na shkruani në info@creative-up.com ose na telefononi në +383 48 110 150